“Nuk kam shumë përvojë”, Neziri: Daja kërkon taktikë të vështirë, shpresoj të vazhdoj kështu çdo ndeshje

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 8, 2025 | 21:50

“Nuk kam shumë përvojë”, Neziri: Daja kërkon taktikë të vështirë, shpresoj të vazhdoj kështu çdo ndeshje

Mbrojtësi i Dinamos, Faton Neziri ishte një nga më të mirët në fushë kundër Flamurtarit. Pas sfidës ai tha se e ka marrë veten për shkak të besimit që i është dhënë nga trajneri Ilir Daja.bandicam 2025-12-08 21-41-13-069

“Është një emocion shumë i mirë dhe shpresoj të vazhdojmë, kështu i arritëm 3 pikët që janë të rëndësishme edhe pse ishte një terren i rënduar. Në fillim e kam pasur të vështirë se taktikën që e kërkon trajneri është pak e vështirë sepse nuk kam shumë përvojë,  por tani po e marr mirë veten dhe lojë pas lojë do të bëj më mirë. Në fillim kam pasur problem me taktikën por duke e dëgjuar trajnerin i cili më ka ndihmuar shumë, tani e kam marrë veten mirë, shpresoj të vazhdoj kështu çdo lojë. Mendoj se do tja shpërblej besimin që më ka dhënë trajneri se më ka dhënë besim që të vazhdoj kështu në çdo ndeshje”, përfundoi Neziri për RTSH Sport.

PANORAMASPORT.AL