“Nuk kam çfarë t’iu them çunave”, Dobi i keqardhur për golin e munguar: Egnatia nuk na rrezikoi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 4, 2026 | 21:58

“Nuk kam çfarë t’iu them çunave”, Dobi i keqardhur për golin e munguar: Egnatia nuk na rrezikoi

Trajneri i Teutës, Enkeleid Dobi, ndjeu keqardhje për golin e menguar, në duelin e kthimit ndaj Egnatias, që u mbyll në barazim pa gola. Në prononcimin e dhënë për emisionin “Super Gol”, tekniku i skuadrës durrsake deklaroi:

WhatsApp Image 2026-03-04 at 21.55.07

“Më vjen jashtëzakonisht keq, nuk kam fjalë çfarë t’iu them çunave. Donim ta fitonim ndeshjen, pse jo ta çonim në shtesë. Kanë vlerësimin maksimal çunat, nga stafi dhe gjithë klubi. Ai goli i fundit, e martë e mira, që sot thamë, do na kthehej për ne. Në qoftë se mbajmë të njëjtin koncept loje, Teuta, do të kthehet dhe te fitoret dhe një ekip kompetitiv për kampionatin shqiptar.

Donim gjatë gjithë kohës, për të futur krosime te Daci, erdhi pas një lëndimin delikat. Mbajti 70 minuta, dua ta falenderoj. Krosat munguan, i krosonim gjatë gjithë kohës Bocit. Duhet kohë sa të fitojmë automatizma. Ishte ndeshja e parë e Dacit në formacion. Gjatë gjithë kohës kërkonim krosime për të.

Gjithmonë duam sa më mirë, prandaj shtuam dhe forcat, që të kishim freski. Çuam edhe Jazxhiun 10 minutat e fundit. Dëshira dhe vullneti ishte, por realizimi mungoi. Duhet të ishim më të saktë para portës. Nëse do të shënonim në pjesën e parë… I kishim raste, përveç shtyllës, Egnatia nuk na rrezikoi. Më vjen keq që nuk realizuam, çunat e merituan”, deklaroi Dobi.

PANORAMASPORT.AL