Nuk ka “paqe” në horizont, Vllaznia refuzon sërish emisionin e drejtuar nga… Hygerta Sako
Nuk ka “paqe” në horizont! Edi Martini ka bojkotuar “RTSH”-në dhe emisionin “Super Gol”, pas ndeshjes Vllaznia-Dinamo, e vlefshme për gjysmëfinalen e Kupës së Shqipërisë. Siç kishte paralajmëruar, trajneri i kuqebluve refuzoi të prononcohej duke qenë Hygerta Sako si drejtuese emisioni. Një rast ky i përsëritur, teksa vendimi iu komunikua gazetarit të RTSH nga drejtuesit e klubit të Vllaznisë, që mbështesin “luftën” në distancë të trajnerit me moderatoren sportive.

Martini mori vendimin pas ndeshjes së parë të Kupës me Dinamon, ndërsa pretendonte se Sako duhet t’i kërkojë ndjesë që e ka etiketuar si të paedukatë. Vllaznia po ashtu tregon se nuk i frikësohet kërcënimeve.
Sako kishte paralajmëruar që do ndërhyjë Komisioni i Disiplinës dhe Etikës në FSHF, për një rast të tillë. Megjithatë, kuqeblutë nuk tërhiqen nga vendimi i mëparshëm.
Vlen të theksshet fakti se trajneri Martini flet pas ndeshjes për mediat e tjera.
PANORAMASPORT.AL













