Notaret e ndaluara për vjedhje, drejtori i kombëtares italiane: Kanë bërë një marrëzi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 1, 2025 | 15:10

Notaret e ndaluara për vjedhje, drejtori i kombëtares italiane: Kanë bërë një marrëzi

Skandali me dy notaret italiane, Benedetta Pilato dhe Chiara Tarantino, të cilat u ndaluan në aeroportin e Singaporit për vjedhje vazhdon të bëjë bujë.

Screenshot 2025-09-01 150734

Cesare Butini, drejtori teknik i kombëtares italiane të notit, nuk e fsheh zhgënjimin për rastin Pilato-Tarantino: “Është një ndjesi e thellë hidhërimi për një sjellje që nuk i bën dobi askujt, përkundrazi, dëmton të gjithë lëvizjen tonë sportive. A i keni dëgjuar dy vajzat? Jo, dhe jo vetëm sepse ngjarja ndodhi jashtë periudhës së grumbullimit me kombëtaren, por edhe sepse nuk kam dashur t’i dëgjoj.

Çfarë mund t’u thosha, ndryshe nga ajo që me siguri u kanë thënë tashmë prindërit e tyre?”, u shpreh fillimisht Butini, i cili më pas shto: “Në rolin tim, padyshim që do të flas me to dhe do t’u them se kanë bërë një marrëzi të madhe. Janë figura përfaqësuese, edhe kur nuk mbajnë uniformën blu të kombëtares. Ajo që kanë bërë është shumë serioze. Nuk und të dalësh në faqet e para të gazetave për këtë arsye”, deklaroi drejtori teknik në një prononcim për gazetën “Repubblica”.

“Federata e ka dënuar ashpër këtë episod edhe pse vajzat nuk ishin të grumbulluara në atë moment me ekipin kombëtar. Me presidentin Paolo Barelli do të analizojmë situatën ditët në vijim dhe do të marrim masat përkatëse sapo të kemi më shumë informacion për të kuptuar më mirë çfarë ka ndodhur. Kjo është një histori nga e cila të gjithë duhet të nxjerrim mësime”, përfundoi Cesare Butini.

PANORAMASPORT.AL