“Non grata” nga Partizani, Enea Jorgji rikthehet për gjysmëfinalen me Egnatian në Final Four

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 2, 2025 | 22:06

“Non grata” nga Partizani, Enea Jorgji rikthehet për gjysmëfinalen me Egnatian në Final Four

Enea Jorgji do të gjykojë ndeshjen delikate të Superligës greke mes AEK dhe Panathinaikos. Sfida në fjalë do të luhet më 4 maj, prej orës 19:00.

bandicam 2025-05-02 18-03-23-090

Kështu Jorgji nuk do të jetë si opsion për gjysmëfinalen e parë të Final Four. Vllaznia dhe Dinamo do të masin forcat po më 4 maj, prej orës 20:00.

Në shortin për gjyqtarin kryesor te Vllaznia-Dinamo, do të jenë si opsion tre gjyqtarë të tjerë të FIFA-s. Kontretisht Hamiti, Xhaja dhe Lata. Në anën tjetër, Jorgji qëndron si alternativë, për gjysmëfinalen e dytë.

Egnatia dhe Partizani do të përballen në “Arena Kombëtare”, më 5 maj. Jorgji, bashkë me dy gjyqtarë të tjerë të mbetur pas shortit të parë, do të mësojë fatin për gjysmëfinalen e dytë të Final Four.

Jorgji nuk gjykon Partizanin nga gushti i kaluar, kur kryeqytetasit u mposhtën në shtëpi nga Vllaznia. Kuqeblutë fituan 0 me 1, ndërsa vendimet e Jorgjit u kontestuan nga vendësit. Gjyqtari i FIFA-s në Shqipëri është “non grata” nga të kuqtë, ndërsa Final Four përplas sërish fatin e tyre.

PANORAMASPORT.AL