Një i “zakonshëm” do të drejtojë derbin e kryeqytetit, FSHF cakton gjyqtarin e FIFA-s për sfidën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 9, 2025 | 12:39

Një i “zakonshëm” do të drejtojë derbin e kryeqytetit, FSHF cakton gjyqtarin e FIFA-s për sfidën

FSHF ka vendosur një gjyqtar të FIFA-s për të drejtuar derbin e kryeqytetit mes Partizanit dhe Tiranës, një nga emrat e “zakonshëm” të një sfide të tillë në vitet e fundit.

hamiti bitri ismajlgeci

Edhe këtë radhë, do të jetë Eldorjan Hamiti ai i cili do të drejtojë sfidën mes dy skuadrave, që luhet për herë të parë në “Arenën e Demave”, ndërsa së fundmi ka drejtuar një përballje të tillë edhe në fazën e katërt të edicionit të kaluar të Superiores.

Kryesori do të ketë asistentë Ilir Tartarajn dhe Erind Burgun, ndërsa Olsid Ferataj është caktuar gjyqtar i katërt. Gjyqtar kryesor në VAR do të jetë Albert Doda me Kreshnik Barjamajn të caktuar si përgjegjës në AVAR.

PANORAMASPORT.AL