Një ekspert në Superiore, futbollisti i jep lamtumirën klubit të Kategorisë së Parë: Do të jem gjithmonë një tifoz i juaji

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 22, 2026 | 21:56

Një ekspert në Superiore, futbollisti i jep lamtumirën klubit të Kategorisë së Parë: Do të jem gjithmonë një tifoz i juaji

Uilliam Kordeiro në vitet e fundit është kthyer në një ekspert të futbollit shqiptar, që kur zbarkoi për herë të parë në vendin tonë duke u bërë pjesë e Kukësit në vitin 2018.

kordeiro

Braziliani më pas ka veshur edhe fanellën e Partizanit, Laçit e së fundmi Besës, me të cilën luajti në këtë sezon në Kategorinë e Parë. Por lojtari duket se ka mbyllur gjithçka me kavajasit duke zyrtarizuar largimin me një postim në rrjete sociale.

“Fundi i një epoke. Një tjetër sezoni i erdhi fundi. Unë dua të falënderoj klubin, presidentin Bizhdili dhe drejtori Romeo, trajnerët dhe lojtarët. Largohem nga këtu me mirënjohje dhe respekt për këtë institucion. Unë do të bëj gjithmonë tifo për ju. Faleminderit”, shkruante futbollisti 32-vjeçar i cili tashmë është një lojtar i lirë dhe mund të kërkojë sistemim pse jo në klube të tjera në vendin tonë.

trtryytryrtyrty

PANORAMASPORT.AL