Një ekip i bërë nga e para, 10 goditje për ringjalljen e Tiranës
Tirana ka kaluar një janar me lëvizje të shumta në merkato.

Në total, Tirana ka zyrtarizuar 10 afrime, duke forcuar ndjeshëm repartin difensiv, mesfushën dhe sulmin. Emra si Bazilio Ndong, Fredi Alvarez dhe Patrik Mysloviç synojnë t’i japin skuadrës më shumë ekuilibër dhe cilësi në mesfushë, ndërsa rikthimi i Redon Xhixhës shihet si një nga goditjet më të rëndësishme në aspektin ofensiv.
Në sulm janë afruar gjithashtu Emmanuel Ernest, një alternativë me shpejtësi dhe fizik, si dhe disa elementë me potencial për të ardhmen. Në prapavijë, afrimet e Johan Kortez, Diar Halili, Anton Kresiç dhe Klajdi Kuka synojnë të rrisin konkurrencën dhe sigurinë në mbrojtje, ndërsa në portë, Visar Bekaj vlerësohet si një përforcim me eksperiencë dhe garanci.
PANORAMASPORT.AL













