Nisin përgatitjet, Partizani me mendjen te Flamurtari

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 8, 2025 | 21:57

Nisin përgatitjet, Partizani me mendjen te Flamurtari

Partizani ka filluar të mendojë që tani për Flamurtarin. Do të jetë transferta e Vlorës e radhës, për të cilën axhenda mbetet për t’u konfirmuar. Skuadra zbriti në fushë të martën nën drejtimin e trajnerit Oltijon Kërnaja.

PARTIZANI

Ky i fundit ka përgjegjësi të madhe, ndërsa në fundjavën e ardhshme Partizani duhet të ketë lënë çdo gjë pas. Pozitiv janë rikthimet te “demat”. Çfarë bie në sy është se Saliu Sembene është tashmë pjesë e grupit. Mungesa e tij është ndjerë jo pak, pasi në qendër të mbrojtjes me Marçelino Prekën ishin kthyer në mur për dy javët e para.

Pas dy javësh pas pësuar, në katër ndeshjet e fundit Partizani e ka nxjerrë 11 herë topin nga rrjeta. Kjo statistikë e rrallë për të kuqtë duhet të ndryshojë, ndërsa objektiv mbetet po ashtu kthimi te golat. Partizani e godet rrallë portën. Shumë probleme kërkojnë zgjidhje në momentin delikat që Partizani po kalon.

FOTOT- Pas seancës stërvitore të pasdites, Partizani publikoi foto. Çfarë bie në sy sërish është se lojtarët shfaqen të qeshur. Grupi po mundohet të harrojë disfatën në derbi. Flamurtari mban vendin e fundit me 2 pikë më pak se Partizani. Nëse Tirana e mori fitoren e parë të sezonit ndaj “demave”, do të jetë fatale për Partizanin po të përsëritet e njëjta situatë ndaj Flamurtarit.

PANORAMASPORT.AL