Nga Superiorja në Itali, ish-mesfushorin e Kombëtares e kërkojnë si trajner në Serinë C

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 20, 2026 | 22:07

Nga Superiorja në Itali, ish-mesfushorin e Kombëtares e kërkojnë si trajner në Serinë C

Ish-mesfushori i Kombëtares shqiptare, Ledjon Memushaj, duket se ka filluar të bëjë emër përtej Adriatikut edhe si trajner, pas viteve si futbollist ku luajti edhe në elitën e futbollit italian. Vlonjati 39-vjeçar, tashmë është kthyer në objektivin e disa klubeve në Serinë C italiane.

Di Biaxho Memushaj Fakic tribune logo

Memushaj e nisi etapën e re të karrierës pasi vari këpucët në gozhdë fillimisht në akademinë e Peskarës, para se të bëhej për disa muaj ndihmësi i Luixhi Di Biaxhos te Dinamo në Superiore. Pas largimt të italianit edhe ai u kthye në Itali, fillimisht po në akademinë e Peskarës dhe në edicionin që sapo u mbyll. duke bërë provë detyrën e trajnerit të parë në radhët e Leon në Serinë D.

Pas një eksperience të parë të suksesshme ku ekipi flirtoi edhe me ëndrrën e ngjitjes në kategorinë më lart, për Memushajn kanë shfaqur interes disa klube, me në krye atë të Altamura në Serinë C. Ambiciet e këtij klubi janë të luftojë për ngjitjen në Serinë B dhe për Memushajn, ky do të ishte hapi i rëndësishëm i karrierës, nëse finalizohet akordi mes palëve.

PANORAMASPORT.AL