Nga Shkodra te Pogradeci, Tirana mendon opsionet e tjera për ndeshjen me Teutën
“Arena Kombëtare” apo në një stadium tjetër. Te Tirana ende nuk kanë vendosur se ku do të luhet ndeshja në fjalë. Për momentin nuk ka një konfirmim për “Arena Kombëtare”, pasi duhet të jepet “OK” nga menaxhuesit e fushës.

Nga ana tjetër, bardheblutë dhe Tirana po shohin mundësinë që takimi mund të spostohet në Shkodër, Pogradec, Korçë, Vlorë apo ndonjë qytet tjetër të Shqipërisë, gjithmonë nëse “Arena Kombëtare” nuk hap dyert për bardheblutë.
Tirana këtë sezon po vuan jashtëzakonisht shumë çështjen e stadiumit. Këtë vit, bardheblutë kanë udhëtuar mbi 4000 km nëpër Shqipëri dhe nuk kanë lënë fushë pa provuar, duke filluar nga Durrësi e deri në Korçë. Rekordmenët e Shqipërisë kërkojnë që ta mbyllin sezonin me takimet pritëse në fushën e tyre dhe jo të “migrojnë” nëpër Shqipëri.
PANORAMASPORT.AL













