Nga rekordi i tifozëve në stadium tek banderola dhe kapje në distancë mes grupimeve respektive, njihuni me pikantet e Skënderbeu-Tirana

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 14, 2025 | 13:33

Nga rekordi i tifozëve në stadium tek banderola dhe kapje në distancë mes grupimeve respektive, njihuni me pikantet e Skënderbeu-Tirana

Mbi 3100 tifozë kanë ndjekur nga afër takimin mes Skënderbeut dhe Tiranës në Korçë. Të organizuara, të dyja tifozëritë kanë mbështetur ekipet gjatë gjithë ndeshjes.tirana skenderbeu-Dy banderola të mëdha hapën tifozët e Skënderbeut në fillim të ndeshjes. E para me shkrimin: “Mbrojmë me gjak fanellën, Ultras” dhe “Të duam Skënderbe”.

-Nuk kanë munguar në shumë momente çastet e tensionit mes “Fanatiks”-ave dhe “Ujqërve”, që në distancë kanë shkëmbyer ofendime nga momenti i parë deri në dalje nga stadiumi.

-Takaj dhe Halili kanë ndjekur së bashku ndeshjen me emocione dhe kuriozitet rreth takimeve të tjera. Të shumta kanë qenë momentet kur dy presidentet dëgjonin me kureshtje rezultatet e ndeshjeve të tjera për të parë se si ndryshonte renditja për ekipin e tyre.

-Duartrokitje dhe respekt pafund ka marrë Bledi Shkëmbi nga tifozët e Skënderbeut në ketë takim në Korçë. Bardhekuqtë kanë ditur të ndërtojnë kore falënderuese për kapitenin legjendar që ka fituar gjithçka me korçarët.

PANORAMASPORT.AL