Nga “hajmali” në makth, Dinamo kërkon revanshin në “Air Albania”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 27, 2026 | 16:50

Nga “hajmali” në makth, Dinamo kërkon revanshin në “Air Albania”

Sezonin e shkuar e kishte “hajmali”, Dinamo vuan me Elbasanin Dinamo do të përballet me Elbasanin pasi të rikthehet Superiorja. Kryeqytetasit do të presin skuadrën verdheblu në “Air Albania”, ku do të synojnë që të marrin fitoren e parë sezonale ndaj tyre, duke qenë se në tre takimet e para, Dinamo ka marrë vetëm një pikë.

elbasani-dinamo

Një barazim në “Air Albania” me rezultatin 1-1, ka qenë rasti i vetëm i Dinamos që ka bërë mirë duke qenë se në dy takimet tjera, të besuarit e Dajës janë mundur. Në këtë takim në katërt në kampionat, dy skuadrat do të synojnë që të marrin fitore, me Dinamon që pretendon rikthimin në “Final 4”, e nga ana tjetër Elbasani i vendit të dytë synon që të kalojë Vllazninë në klasifikim dhe të ketë një marrsh më shumë për “Final 4”. Nëse këtë sezon Dinamo sheh veç një barazim, ndryshe ishte situata sezonin e shkuar.

Të besuarit e Dajës e kishin si skuadër me fat Elbasanin, duke qenë se e kanë mundur plot 3 herë nga 4 sfidat e zhvilluara mes tyre, e madje edhe me rezultatin e thellë 0-5. Sezonin e shkuar, Dinamo ka luajtur ndeshjet pritëse në Elbasan, aty ku e ka mundur në të gjitha rastet, përveç një barazimi pa gola në fazën e katërt.

Në takimet tjera, Dinamo fitonte sfidën e fazës së parë 2-1, fazën e dytë 0-5 dhe në fazën e tretë me rezultatin 3-1. Mesa duket, ecurinë e Dinamos sezonin e shkuar, po e ndjek Elbasani këtë sezon edhe pse rezultatet me të cilat ka fituar deri më tani, janë më të ngushta se 0-5 që ishte padyshim historik dhe një nga fitoret më të thella të sezonit të shkuar në kampionat.

ERJON ALLARAJ-PANORAMASPORT.AL