Nga dueli për kreun te lufta për mbijetesën, njihuni me sfidat e sotme në Superiore

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 14, 2026 | 8:20

Nga dueli për kreun te lufta për mbijetesën, njihuni me sfidat e sotme në Superiore

Sot luhen dy duele të tjera të Superiores të vlefshme për javën e 28.

Abissnet-superiore

Tirana pret Bylisin në orën 15:00, ku të dyja skuadrat duan fitoren për të shmangur rënien. Bardheblutë nuk mund të gabojnë më dhe të zhyten edhe më shumë në fund.

Nga ana tjetër Elbasani ka një mundësi të artë në Vlorë. Verdheblutë mund të marrin kreun në rast fitoreje, ndërsa Flamurtari do të lejë pas krahëve vendin e 9-të.

NDESHJET E SOTME

TIRANA-BYLIS ORA 15:00

FLAMURTARI-ELBASANI ORA 18:00

PANORAMASPORT.AL