Postuar: Prill 11, 2026 | 14:50
Nga dhoma e VAR në gjyqtar kryesor, mësoni kush do vendosë drejtësi te Flamurtari-Vora
Enea Jorgji është vendosur si gjyqtar kryesor, për takimin Flamurtari-Vora. Kjo është si finale për mbijetesën në Vlorë, dhe i është besuar gjyqtarit të FIFA-s.

Asistentët e tij do të jenë Denis Rexha dhe Emigers Ganxhi. Arbitër i katërt ndërkohë është vendosur Enis Dishani.
Në VAR qëndron Olsion Yzeiraj, që asistohet nga Emanuela Rusta. Kujtojmë se Jorgji ishte në dhomën e VAR, për sfidën e javës së kaluar ku Flamurtari barazoi 1 me 1 ndaj Tiranës në Vlorë.
Vora ka 5 pikë më tepër se Flamurtari. Për këtë, kjo ndeshje e fazës së fundit është mjaft e rëndësishme.
PANORAMASPORT.AL













