Nga De Biazi tek Kobina, ja të huajt që janë natyralizuar si… “shqiptarë”
Shqipëria ka një të kaluar me shumë personalitete sportive të huaja që kanë ardhur në Shqipëri dhe janë bërë shqiptar. Mjafton të kujtojmë shqiptarin e parë që ka marrë shtetësinë shqiptare.

Ai është Emanuel Egbo, trajneri aktual i Tiranës. Pas tij u pajis me shtetësi shqiptare edhe një ish-lojtar tjetër i Tiranës, Abraham Aleçenu. Më pas me shumë bujë, shtetësi shqiptare mori edhe ishtrajneri i kombëtares Xhani De Biazi. Pasaporta e italianit bëri shumë bujë, teksa De Biazi madje edhe voton.
Gjithsesi, Egbo dhe Abraham janë dy të huaj, të cilët jetojnë në Shqipëri dhe konsiderohen shqiptarë me të gjitha efektet. Uinful Kobina është afrikani i radhës dhe një nga të huajt, i cili është pajisur me pasaportë shqiptare. Ai ka zhvendosur rezidencën nga Gana në Shqipëri, duke hyrë në vitin e tretë që jeton në Tiranë.
PANORAMASPORT.AL













