Në mes janë 40 mijë euro, Vllaznia fiton gjyqin ndaj Ballkanit në FIFA

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 10, 2025 | 17:14

Në mes janë 40 mijë euro, Vllaznia fiton gjyqin ndaj Ballkanit në FIFA

Vllaznia ka fituar së fundmi gjyqin në FIFA ndaj Ballkanit, në lidhje me pjesën e mbetur të shumës së papaguar për transferimin e futbollistit Geralb Smajli. 

-900-0-1740555241xgeralb-smajlijpg-206

Tashmë ky insitucion përmes komisioneve përkatëse të saj, e ka marrë vendimin e formës së prere dhe brenda 45 ditëve Ballkani së bashku me një interes 5% duhet që të transferoje në llogari të KF Vllaznia shumën prej 40 mijë  euro. 

Një situatë e paprecedentë kjo, teksa në këtë merkato vere, të dy klubet gjetën gjuhën e përbashkët për huazimin e mbrojtësit Elmando Gjini nga Ballkani te Vllaznia.  

PANORAMASPORT.AL