“Në dhjetor deklarova që kemi dalë nga kategoria”, Dabulla: Ja sa shanse ka Tirana për të shpëtuar
Ish-futbollisti i Tiranës, Rezart Dabulla, e ka rritur disi optimizmin, për sa i përket shanseve të bardhebluve për të shpëtuar nga kategoria. I ftuar në studion e “Rubrikë Sportive”, ai deklaroi:

“Në dhjetor unë deklarova që ne kemi dalë. Në janar bënë një merkato të kënaqshme. Morën lojtarë të mirë që kanë cilësi, edhe pse një pjesë e tyre nuk kanë formën optimale. Në janar ekipi pati një shkëndijë më ndryshe.
Mori disa pikë, deri tani është në ato ujëra me rivalët për të rënë nga kategoria. Maksimumi do të shpëtojmë nga kategoria, nuk do të bëjmë ndonjë gjë të madhe. I kemi 60-70 % mundësi për të shpëtuar. Se çfarë mund të ndodhë rrugës nuk e di, unë do të doja 100 %, por me çfarë kemi parë. Me luhatjet e ndeshjeve dhe pikëve të lëna javët e fundit, është enigmë për t’u zbuluar deri në fund”, u shpreh Dabulla.
PANORAMASPORT.AL













