Postuar: Mars 29, 2025 | 23:23
Ndryshon sërish axhenda e Superiores, afrohet sfida delikate mes dy skuadrave me ecurinë më të dobët
Ka ndryshuar axhenda e ndeshjes së radhës që Partizani do të luajë kundër Laçit për javën e 32-të.

Kjo ndeshje do të luhet po të dielën në “Arenën e Demave”, por orari është afruar me tri orë.
Sfida do të nisë në 17:00 dhe jo në 20:00, siç ishte njoftuar deri ditën e djeshme.
Klubi nisi sot shitjen e biletave, çmimet e të cilave nuk ndryshojnë krahasuar me ndeshjet e shkuara në stadiumin e kuq.
PANORAMASPORT.AL













