Ndryshon axhenda e Superiores, FSHF sposton ditën e ndeshjes delikate. Lëviz orari për Tirana-Bylis
Superiorja do të kthehet në mesjavën e ardhshme. Ndeshjet janë programuar më 26 dhe 27 mars, ndërsa së fundmi ka pasur ndryshime nga FSHF.

Sfida mes Laçit dhe Elbasanit, që ishte programuar më 27 mars, do të luhet më 26 mars në orën 15:00. Një ndeshje delikate kjo ku humbja e pikëve do të sillte garën për mbijetesë në javët e mbetura.
Po më 26 mars, Tirana dhe Bylis nuk do të përballen në orën 19:00, por në 18:00.
Ndeshjet Dinamo-Partizani dhe Teuta-Skënderbeu nuk janë prekur, kështu do të nisin më 27 mars në orën 17:00. Po ashtu Egnatia do të presë Vllazninë në të njëjtën ditë, ora 20:00.
AXHENDA E SUPERIORES NË JAVËN E 31-TË
Laçi – Elbasani, 26 mars ora 15:00
Tirana – Bylis, 26 mars ora 18:00
Dinamo – Partizani, 27 mars ora 17:00
Teuta – Skënderbeu, 27 mars ora 17:00
Egnatia – Vllaznia, 27 mars ora 20:00
PANORAMASPORT.AL













