Ndodh për herë të parë nga FSHF, Partizani nxjerr në shitje biletat e derbit me Tiranën në “Air Albania”
Partizani dhe Tirana do të përballen të dielën. Derbi i kryeqytetit është programuar më 15 shkurt, prej orës 19:30 në stadiumin “Air Albania”. Për herë të parë, Federata Shqiptare e Futbollit ka vendosur që një derbi i luajtur në “Air Albania” të përplaset me tjetër ndeshje nga Superiorja.

Komisioni i Ligave dhe Garave miratoi sot kërkesën e Vllaznisë, që kërkoi shtyrjen e ndeshjes me Elbasanin në të njëjtën orë me Partizani-Tirana. Shkak për këtë janë bërë festimet e 107-vjetorit nga kuqeblutë.
Partizani ndërkohë nxori sot në shitje biletat për derbin me Tiranën. Çmimet variojnë nga 500 lekë të reja mbrapa porte te 5000 lekë të reja në tribunën VIP.
Vëmendja do të jetë e ndarë në Shkodër dhe Tiranë. Vllaznia dhe Elbasani luajnë për kreun e tabelës, ndërsa Partizani-Tirana nuk gjen asnjë prej skuadrave në zonën “Final Four”.

EMANUEL LOCI-PANORAMASPORT.AL













