Ndeshjet në transferta, Egnatia i mori kreun dyshes Vllaznia-Partizani

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 16, 2025 | 17:46

Ndeshjet në transferta, Egnatia i mori kreun dyshes Vllaznia-Partizani

Partizani luan një ndeshje delikate në transfertë përballë Bylisit, në një kohë, kur nuk është më skuadra më e mirë për ndeshjet jashtë. Deri para disa javësh, të kuqtë ishin më efikasët në transfertë, por situata ka ndryshuar dhe Egnatia ua ka marrë “fronin”.

superiore

Rrogozhinasit kanë grumbulluar 25 pikë në 17 ndeshje të luajtura , dy më shumë se Partizani dhe Vllaznia. Përmirësim në javët e fundit ka pasur Elbasani, që po i fiton ndeshjet njëra pas tjetrës dhe ka arritur të shkojë në kuotën e 22 pikëve dhe të zërë vend në katërshe.

Zhgënjyese Dinamo në ndeshjet në transfertë, pasi skuadra e Dajës ka arritur të koleksionojë vetëm 18 pikë në 17 ndeshje, shifra mjaft të dobëta për një ekip që synon titullin kampion. Ekipi më i dobët në ndeshjet në transfertë është Laçi, që ka marrë vetëm 10 pikë.

sdfdsfdsfdsfdssdf

PANORAMASPORT.AL