Ndahet nga jeta Sabah Bizi, legjenda e futbollit shqiptar shuhet në moshën 77-vjeçare

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 16, 2025 | 13:44

Ndahet nga jeta Sabah Bizi, legjenda e futbollit shqiptar shuhet në moshën 77-vjeçare

Legjenda e futbollit shqiptar, Sabah Bizi ka ndërruar jetë në moshën 77- vjeçare. Ai lindi në Shkodër më 26 janar 1948. 

bizi

Fitues i titujve kampionë dhe kupave me bluzën e Vllaznisë dhe Partizanit, Bizi debutoi në moshën 17-vjeçare në futbollin shqiptar.

Në sezonet 1971-72, 1973-74 dhe 1977-78 ai u shpall 3 herë kampion. Njëkohësisht do të fitonte edhe tre Kupa te tjera të Republikës, pikërisht në sezonet 1971-72, 1978-79 dhe 1980-1981. 

Gjatë karrierës së tij, ai ka qenë një nga figurat kryesore të kombëtares shqiptare, teksa të gjithë mbajnë mend përballjen e vitit 1967 me Gjermaninë (0-0) dhe duelin e tij me të madhin Bekenbauer, ndonëse ai ishte vetëm 19 vjeç. Bizi, pasi ishte i shtruar në spital për disa ditë me radhë, u kërkua nga trajneri Loro Boriçi të ngrihej nga shtrati për t’u përballur me Bekenbauer dhe duke eleminuar Gjermaninë. 

Ai u tërhoq nga futbolli në moshën 34 vjeçare, pikërisht në vitin 1982. 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"