“Na falni që dështuam”, mbrojtësi Abdulai prek tifozët e Besës pas sezonit zhgënjyes

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 14, 2026 | 12:54

“Na falni që dështuam”, mbrojtësi Abdulai prek tifozët e Besës pas sezonit zhgënjyes

Besa nuk ia doli as këtë sezon të rikthehej në elitën e futbollit shqiptar. Pas humbjes ndaj Pogradecit në fazën “play off”, skuadra kavajase mbetet sërish në Kategorinë e Parë, aty ku do të nisë edhe sezonin e 13-të radhazi. Një tjetër goditje e rëndë për një klub me histori dhe traditë, që prej vitesh synon rikthimin në Superiore, por që vazhdon të mbetet larg objektivit.abdulai besaPas mbylljes së sezonit, mbrojtësi Nuredin Abdulai ka reaguar me një postim emocional në profilin e tij, ku ka falënderuar tifozët për mbështetjen e vazhdueshme gjatë gjithë kampionatit. Futbollisti i Besës e cilësoi sezonin si një rrugëtim me shumë mësime, sakrifica dhe momente të veçanta, ndërsa theksoi se mbështetja e tifozëve ka qenë shumë e rëndësishme për skuadrën, si në momentet e mira ashtu edhe në ato të vështira. “Me përfundimin e sezonit, dua të falënderoj sinqerisht të gjithë tifozët e Besës për mbështetjen e palëkundur gjatë gjithë vitit. Pasioni, besnikëria dhe përkrahja juaj kanë pasur shumë rëndësi për mua dhe skuadrën.

Ky sezon ishte një rrugëtim me shumë mësime, punë të madhe dhe momente të paharrueshme. Ne vlerësojmë çdo tifoz që qëndroi pranë nesh si në kohët e mira, ashtu edhe në momentet e vështira. Ka qenë një nder të përfaqësoj këtë klub dhe të mbaj stemën e Besës. Ne mbetemi të përkushtuar për t’u përmirësuar, për t’u rikthyer më të fortë dhe për t’ju bërë krenarë në sezonet e ardhshme.

Faleminderit edhe një herë për mbështetjen tuaj. Ju uroj të gjithëve më të mirat”, shkruan Abdulai në postimin e tij. Tashmë në Kavajë pritet të nisë puna për ndërtimin e projektit të ri, me Besën që do të kërkojë edhe një herë rikthimin në elitë, një objektiv që vazhdon të mungojë prej shumë vitesh.

PANORAMASPORT.AL