MOVIOLA/ Lata hedh në erë Egnatia-Vllaznia, tri gabime në rastin e Xhemajlit (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 14, 2026 | 10:09

MOVIOLA/ Lata hedh në erë Egnatia-Vllaznia, tri gabime në rastin e Xhemajlit (VIDEO)

Ndeshja mes Egnatias dhe Vllaznisë u karakterizua nga disa momente të diskutueshme, që krijuan polemika të shumta mes lojtarëve, stafit teknik dhe tifozëve. Nga pretendimet për penallti deri te ndëshkimi me të kuq i Xhemajlit, vendimet e gjyqtarit dhe ndërhyrja e VAR-it shkaktuan debate mbi drejtësinë dhe dinamiken e ndeshjes.vllaznia-egnatiaMINUTA e 59-të: Pretendime për penallti tek Egnatia. Vendësit pretendojnë për prekje të topit me dorë nga Gjini. Moment i dyshimtë, ndërsa VAR nuk ndërhyn. Vendim i drejtë. Nga pamjet nuk ka 11 metërsh. (VIDEO)

MINUTAT 69-71: Xhemajli largohet me të kuq pas ndërhyrjes se Balajt si lojtar i fundit. Gjyqtari pret konfirmimin e VAR-it, që i qëndron vendimit të fushës. Pas protestave të Egnatias dhe braktisjes së fushës, Lata shkon në VAR, risheh pamjet dhe i qëndron vendimit të tij. Momenti është i dyshimtë, sepse goditje (rasti i Partizani-Elbasani) ka dhe Balaj po shkonte drejt portës, por është e lehtë. I kuqi është në kufi, ndërsa gabimi i Latës është që shkoi në VAR, pas protestës së Egnatias. Gabimi tjetër është se para faullit të Xhemajlit, është Balaj që i bën faull mbrojtësit që godet topin. Kapiteni i Vllaznisë drejtohet nga mbrojtësi për t’i mbyllur rrugën dhe e godet me sup. Gabim në çdo dinamikë të këtij rasti. Gjyqtari gabon dhe prish ndeshjen. (VIDEO) + (VIDEO)

PANORAMASPORT.AL