MOVIOLA ELBASANI-DINAMO/ I kuq i saktë, por verdhebluve nuk iu dha në një situatë të ngjashme

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 25, 2026 | 14:48

MOVIOLA ELBASANI-DINAMO/ I kuq i saktë, por verdhebluve nuk iu dha në një situatë të ngjashme

Elbasani mban gjallë ëndrrën për titull, duke i lënë të hapura hesapet për ndeshjen e fundit me Vllazninë. Verdheblutë bëjnë autokritikë në përballjen me Dinamon, ku fitojnë bindshëm me shifrat 3-0.

bandicam 2026-05-24 20-08-59-068

Për sa i përket moviolës, një rast për diskutim dhe vendim i drejtë i gjyqtarit, ndonëse në një sfidë tjetër mes dy skuadrave, arbitri për të njëjtën ndërhyrje nuk dha të kuq.

Minuta 20-23: Gudiabi ndërhyn ashpër ndaj Manellarit dhe Hamiti i jep të verdhën. Thirret nga VAR-i dhe pasi rishikon pamjet ndryshon mendim, duke i dhënë të kuqen. Vendim i drejtë i kryesorit, sepse ka një takë të ngritur në kavilje të Gudiabisë.

PANORAMASPORT.AL