MOVIOLA E VORA-BYLIS/ VAR-i bëhet vendimtar, korrigjon penallti e gola (VIDEO)
Vora – Bylis ka qenë një ndeshje e ngarkuar me plot episode që vunë në punë sistemin VAR, ku në dy raste u anuluan një penallti dhe një gol dhe në një rast u rikthye një gol.

14’ Adeduro Olamilekan, ndërhyn në mënyrë të gabuar në dëm të Mario Barjamajt, gjyqtari fillimisht drejton dorën tek pika e penalltisë për Vorën, vendim që e konfirmon edhe sistemi VAR. (VIDEO)
45’ Shpërthimi i Dakës brenda zonës teksa vjen një ndërhyrje dhe gjyqtari fillimisht akordon 11-metërsh, por VAR hyn në punë dhe rezulton simulim duke anuluar penalltinë për t’i dhënë të verdhë. (VIDEO) (VIDEO)
64’ Kasalla futet brenda zonës dhe godet portën, duke tundur rrjetën pas një pasimi të Karricës, por ky gol anulohet nga sistemi VAR, për arsye se më parë Kasalla e kishte prekur topin me dorë. (VIDEO)
68’ Dario Daka shënon një gol që fillimisht u anulua për një pozicion jashtë loje, por më pas kryesori Myrtja, përsëri me ndihmën e sistemit VAR, ndryshoi vendim duke e konsideruar gol të rregullt. (VIDEO)
PANORAMASPORT.AL













