MOVIOLA E VLLAZNIA-EGNATIA/ Jorgji gaboi te Gurishta, duhej i kuq për Alijevin (VIDEO)
Sfida mes Vllaznisë dhe Egnatias nuk prodhoi vetëm emocione dhe polemika sportive, por edhe disa episode të diskutueshme arbitrimi.

Kryesori Enea Jorgji, së bashku me asistentët Denis Rexha dhe Rejdi Avdo, ndërsa në VAR ishin Juxhin Xhaja dhe Emanuela Rusta, u vendosën shpeshherë në qendër të vëmendjes për vendimet e marra gjatë takimit. Nga pretendimet për penallti te kartonët në fundin kaotik të sfidës, moviola e kësaj ndeshjeje solli disa momente që meritojnë analizë.
Minuta e 12-të: Karton i verdhë për Alijev pas goditjes ndaj Gurishtës. Edhe vetë Alijev ka nevojë për ndihmën e stafi t mjekësor. Ndoshta ishte ekstremiteti i një të kuqi. (VIDEO) + (VIDEO)
Minuta e 30-të: Gruda rrëzohet në zonën e Vllaznisë dhe kërkon penallti. Gjyqtari Jorgji e quan simulim. Vendim i drejtë. (VIDEO)
Minuta e 68-të Pretendime për penallti te Vllaznia. Murataj rrëzohet në zonën e Egnatias. Pamjet tregojnë që nuk ka 11 metërsh. (VIDEO)
Minutat 89′-90+1′: Karton i kuq për Aleksin tek Egnatia pas përplasjeve në festën e golit. Gurishta e pëson në stol nga Vllaznia për grushtin e dhënë ndaj Aleksit. Jorgji shkon në VAR dhe i heq Aleksit kartonin e kuq, por duke e kthyer në të verdhë. Rrjedhimisht Aleksi largohet sërish me karton të kuq sërish pasi është i dyti. Rrëmujë e gjyqtarit, i cili duhej të kishte dhënë të verdhë dhe jo të kuq për Aleksin, ndërsa i drejtë i kuqi për 2 kartonë. Vendim i drejtë për Gurishtën. (VIDEO)
Minuta 90’+11’: Kuro dëmtohet rëndë pas ndërhyrjes nga Fangaj me gju. Gjyqtari vazhdon lojën dhe nuk shkon as ta kontrollojë edhe pse ishte goditje në kokë, paçka kërkesës së shkodranëve. (VIDEO)
PANORAMASPORT.AL













