Moviola e Vllaznia-Dinamo/ Gol i çuditshëm dhe karton i kuq, Lata bën mirë në “Final 4” (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 18, 2026 | 9:02

Moviola e Vllaznia-Dinamo/ Gol i çuditshëm dhe karton i kuq, Lata bën mirë në “Final 4” (VIDEO)

“Final 4” nisi me një rezultat surprizë, ku Dinamo arriti të fitonte ndaj Vllaznisë me rezultatin e pastër 2-0 në ndeshjen hapëse. Kryesor i këtij takimi ishte Florian Lata i cili në fakt nuk kishte shumë punë për të bërë dhe në ato pak vendime që duheshin marrë, gjyqtari nga Durrësi mori vendime të drejta, ashtu siç bënë edhe dy asistentët.769’ Bernard Berisha avancon mirë drejt zonës së Vllaznisë, por i vjen një ndërhyrje e gabuar nga Bajrami i cili ndëshkohet me kartonin e dytë të verhdë. Në fakt, VAR nuk mund të ndërhyrjë për shkak se është karton, por gjithsesi faulli ishte i ndëshkueshëm dhe sërish është vendim i drejtë nga kryesori Florian Lata. (VIDEO)

77’ Dinamo realizon golin e avantazhit me anë të Malomos. Berisha avancon mirë drejt zonë dhe kthen topin te Qardaku i cili gjen Malomon dhe vjen goli i avantazhit. Nga pamjet filmike, duket se në çdo moment ka qenë gjithçka e rregullt dhe nuk ka asnjë pretendim qoftë për faulle apo edhe për pozicion jashtë loje. Vendim i saktë. (VIDEO)

90+6’ Dinamo shënon golin e dytë me një aksion kompleks. Portieri i Vllaznisë doli për të shënuar golin e barazimit megjithatë një kundërsulm sjell golin e dytë. Kuqeblutë e Vllaznisë pretendojnë për pozicion jashtë loje duke qenë se portieri nuk ishte aty dhe me rregull, duhet të jenë të paktën dy lojtarë në momentin e pasimit. Megjithatë, pas disa minutave në VAR, goli konfi rmohet i rregullt.  (VIDEO)

PANORAMASPORT.AL