Moviola e Tirana-Pogradeci, goli i bardhebluve nuk duhej anuluar (VIDEO)
Në ndeshjen e djeshme gjykonte Andi Koçi. Arbitri pati vetëm një rast të dyshimtë te goli i anuluar i Tiranës, si dhe dy kartonët e kuq. Te goli, gabimi është kolektiv, pasi pamjet nuk janë aq të qarta për të marrë një vendim të saktë.
Minutat 38-43: Pas një harkimi nga e djathta i Verës, topi largohet nga zona e shkon te Soler, i cili lëshon një predhë të pakapshme për Staniçin. Bardheblutë festojnë golin, por pogradecarët protestojnë për një faull në sulm të Micit. Pas 3 minutash, Koçi shkon të shohë pamjet në VAR dhe anulon golin e bardhebluve. Në fakt, vendimi i gjyqtarëve është i gabuar, pasi janë dy gabimet e tyre. Pamjet nuk janë të qarta, se cili është faulli, nga Mici apo Zharmuni. Me pamje të paqarta, duhet të ishte dhënë gol. Ose të paktën kështu është rregullorja e VAR-it. (VIDEO) (VIDEO)
Minuta 90+3’: Sherr mes Razës dhe Ndrecës. Situata bëhet më kaotike, por në fund gjyqtari ndëshkon me të kuq dy lojtarët. Vendim i drejtë i Koçit (VIDEO) (VIDEO)
PANORAMASPORT.AL













