Moviola e Tirana-Dinamo/ Jorgji pa probleme, VAR-i “bujar” me Tiranën (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 3, 2025 | 16:08

Moviola e Tirana-Dinamo/ Jorgji pa probleme, VAR-i “bujar” me Tiranën (VIDEO)

Enea Jorgji nuk hasi vështirësi për të mbajtur derbin mes Tiranës dhe Dinamos.

Screenshot 2025-03-03 140106

Vendimet e tij ishin të drejta, ndërsa te penalltia për bardheblutë u bë protagonist VAR-i, ku ishte Florian Lata.

7-11’ Jorgji thirret nga VAR-i, pasi te gjuajtja e Zharmunit duket se ka një devijim të lehtë me dorë nga Aliji. Pasi sheh disa herë pamjet, kryesori jep penallti në favor të Tiranës. Shumë e vështirë për të dalluar prekjen e Alijit dhe më shumë duket një penallti bujare. (VIDEO) (VIDEO)

14’ Dinamo barazon rezultatin, por ka pretendime për pozicion jashtë loje nga Tirana. Meta në fakt mban në lojë Zabërgjën dhe vendimi i arbitrave në fushë është i drejtë. (VIDEO)

PANORAMASPORT.AL