Moviola e Elbasani-Vllaznia/ Kartoni i kuq ishte i ekzagjeruar, prishi ndeshjen (VIDEO)
Kjo ndeshje i ishte besuar gjyqtarit të kolegjiumit të Patosit, Olsid Ferataj, e cila ka pasur mjaft tension dhe polemika, sidomos për kartonin e kuq të Gjinit pas ndërhyrjes ndaj Tsaguesë. Por, ka edhe një moment kur duket se kryesori tregohet zemërgjerë me shkodranët.

Minuta e 26-të: Vllaznia mbetet me 10 lojtarë! Tsague rrëzohet pas një kontakti i përplasur mes Bajramit dhe Gjinit. Gjyqtari i tregon kartonin e verdhë Gjinit, që është i dyti dhe i jep të kuqin, ndërsa shkodranët protestojnë duke kërkuar të verdhin për lojtarin tjetër, Bajramin. Moment shumë i dyshimtë se cili ka ndërhyrë për faull, pasi të dy lojtarët futën në mes Tsaguenë. VAR nuk ndërhyn për të krijuar një ide më të qartë gjyqtari. (VIDEO)
Minuta e 42-të: Kallaku ndërhyn ndaj Lajthisë në një aksion premtues nga krahët. Gjyqtari i fal të verdhën, pasi ishte ndëshkuar më herët për protesta.
PANORAMASPORT.AL













