Moviola e Elbasani-Bylis/ Rast i diskutueshëm për penallti, Xhaja e zgjidh në fushë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 14, 2025 | 18:28

Moviola e Elbasani-Bylis/ Rast i diskutueshëm për penallti, Xhaja e zgjidh në fushë

Elbasani – Bylisi i ishte besuar një tresheje nga kryeqyteti me ndërkombëtarin Juxhin Xhaja. Në tërësi ka qenë një ndeshje e menaxhuar mirë nga arbitrat, por nuk kanë munguar rastet e diskutueshme, të dyja në dëm të Elbasanit.

Screenshot 2025-04-14 182607

Minuta e 57-të krosim në zonën e Bylisit, largon topin Flamur Ruçi dhe avancon përpara. Verdheblutë pretendojnë për prekje të topit me dorë, ndërsa kryesori vazhdon lojën.

Shihet që Xhaja komunikon me VAR-in në kufje, por nuk ka rishikim nga ana e tij. Duket vendim i drejtë i kryesorit. (VIDEO)

PANORAMASPORT.AL