Moviola e Dinamo-Elbasani/ VAR-i shpëton Kreshnik Cjapin, pretendime të shumta për penallti (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 6, 2026 | 13:36

Moviola e Dinamo-Elbasani/ VAR-i shpëton Kreshnik Cjapin, pretendime të shumta për penallti (VIDEO)

Mbrëmja e së shtunës riktheu buzëqeshjen te Dinamo që arriti të fitonte me rezultatin e thellë 4-1 kundër Elbasanit. Veç golave të shumtë që u shënuan, kishte edhe pretendime të shumta për penallti nga të dyja skuadrat, por kryesori Cjapi nuk akordoi asnjërën, madje edhe ajo që ishte penallti, u sinjalizua nga sistemi VAR.

632

25′ Vila hyn në zonë dhe rrëzohet pas një përplasje të Totoshit në këmbët e tij. Aksioni bëhet i pavlefshëm për pozicionin jashtë loje të sulmuesit. Nga pamjet filmike, duket pak më i avancuar Vila dhe çfarëdo vendimi të jepej, pozicion e nxjerr të pavlefshëm. 40′ Dinamo ka pretendime sërish për penallti. Malomo del para Totoshit dhe godet trupin e këtij të fundit i cili pasi pret topin, përplaset me Malomon dhe kërkohet penallti, por duket se është përplasje që vjen nga inercia dhe gardiani verdheblu kap topin fillimisht. (VIDEO)

43′-45′ Dinamo ka pretendimin e tretë për penallti, megjithatë Cjapi nuk e konsideron ndërhyrje të gabuar dhe vijon lojën. Por, është sistemi VAR që njofton se ka të bëjë me kontakt dhe kryesori detyrohet të shkojë për të parë rastin dhe pas disa përsëritjesh, vendos të akordojë penallti. VAR-i në këtë rast shpëton kryesorin. (VIDEO)

54’ Elbasani kërkon penallti për prekje të topit me dorë brenda zonës, por për gjyqtarin gjithçka e rregullt. Manellari tenton një goditje në hyrje të zonës, por nga pamjet filmike duket se topi ka goditur lojtarin e Dinamos në trup dhe në këtë rast nuk ka penallti. (VIDEO) 

79’ Tek Elbasani kërkojnë penallti për prekje të topit me dorë brenda zonës, por për gjyqtarin gjithçka e rregullt, teksa sërish duket se kemi të bëjmë me një kontakt në gjoksin e lojtarit. (VIDEO) 

PANORAMASPORT.AL