Moviola e Dinamo-Egnatia/ Jorgji gabon në ndërhyrjen horror, lëshon dorën me të dytin (VIDEO)
Finalja mes Dinamos dhe Egnatias kishte tension të madh në “Air Albania” dhe raste të shumta për moviolë. Kryesori Jorgji gabon në të kuqin për Bakajokon, teksa pjesa tjetër ishte relativisht mirë.
6’ Një top në zonë, bën që Teqja të dalë dhe të kontrollojë i sigurt, por i vjen një ndërhyrje horror nga Bakajoko, i cili e godet në fytyrë. Jorgji pas disa minutash merr sinjalizim që duhet të shohë sistemin VAR për të ndryshuar vendimin dhe kthehet në fushë duke ndryshuar kartonin. Ai i bën me shenjë Bakajokos që i verdhi do të “zhbëhet” duke e nxjerrë direkt me karton të kuq. Vendimi për të larguar Bakajokon, është i drejtë pasi ndërhyrja është shumë e rëndë, megjithatë VAR-i shpëton Jorgjin në këtë situatë. (VIDEO)
23’ Dinamo shënon golin e avantazhit me anë të Malomo. Kapiteni Aleksi kërkon faull në sulm, megjithatë nga pamjet fi lmike, duke se mesfushori i Dinamos, ka goditur topin duke i “vjedhur” kohën mbrojtësit të rrogozhinasve, Fangaj. (VIDEO)
52’ Jorgji largon me karton të kuq Malomon, për shkak të vonesave. Shkak bëhet një goditje nga këndi dhe në këtë rast, Jorgji mund ta kishte kaluar me një paralamjërim të fundit, duke fi tuar se lojtari në fjalë ishte me karton të verdhë. (VIDEO)
73’ Vila del i vetëm përballë portierit dhe shënon, por goli i tij anulohet për pozicion jashtë loje. Vendimi konfi rmohet edhe nga VAR. (VIDEO)
74’ Egnatia shënon gol me anë të Adjesas për 2-1, por goli konsiderohet i pavlefshëm duke qenë se Adjesa shkakton faull në momentin kur merr topin, duke goditur në fytyrë Alijin. Jorgji e bën aksionin të pavlefshëm pasi vërshëllen para se ai të shënonte. (VIDEO)
PANORAMASPORT.AL













