Moviola e Bylis-Vllaznia/ Gjyqtari Yzeiraj nuk fal Bajramin, por mungon një i kuq në Ballsh (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 7, 2025 | 14:23

Moviola e Bylis-Vllaznia/ Gjyqtari Yzeiraj nuk fal Bajramin, por mungon një i kuq në Ballsh (VIDEO)

Dy raste ishin për moviolë në takimin mes Bylisit dhe Vllaznisë, e gjykuar nga Yzeiraj. Një faull ku pretendohet karton i kuq për Abazajn dhe një karton i kuq i dhënë për Bajramin e Vllaznisë.

Screenshot 2025-04-07 142254

18’ Pas një anësoreje të hedhur në mesfushë, Abazaj, në duel ajror me Salën, godet me bërryl mesfushorin shkodran. Nuk ka faull nga Yzeiraj, teksa nga pamjet shihet që ka një goditje, e cila mund të jetë edhe në limitet e kartonit të kuq. (VIDEO)

23’ Bajrami ndëshkohet me karton të kuq. Pas një dueli me Berkon, mbrojtësi fiton një faull, por ndërhyrja që i bën më pas sulmuesit të Bylisit, tregon që e tradhtojnë nervat. Kryesori nuk e fal dhe e ndëshkon me karton të kuq. (VIDEO)

PANORAMASPORT.AL