Moviola e Bylis-Partizani/ Xhajën e korrigjon Barjamaj, por ka dhe një dyshim tjetër (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 21, 2025 | 11:37

Moviola e Bylis-Partizani/ Xhajën e korrigjon Barjamaj, por ka dhe një dyshim tjetër (VIDEO)

Ndeshja e së shtunës mes Partizanit dhe Bylisit në “Adush Muçaj” u gjykua nga Juxhin Xhaja, i cili në përgjithësi e menaxhoi mjaft mirë, por gaboi me një penallti të akorduar, të cilën më pas e korrigjoi Barjamaj në VAR, me të drejtë.BYLISPjesa tjetër e ndeshjes PATI edhe një moment të dyshimtë për një penallti në favor të të kuqve, ku Xhaja vijoi lojën dhe VAR-i nuk ndërhyri.

52’ Xhaja sheh një prekje me dorë të Prekës në zonë dhe akordon penallti. VARi e sinjalizon të rishohë momentin dhe pasi e bën, anulon gjithçka. Ndërhyrje me vend e Barjamajt në VAR, pasi Preka e dorën të vendosur pas trupit dhe penalltia nuk ekziston. (VIDEO)

83’ Moment për penallti në favor të Partizanit, me Bintsukën, që pretendon një shkelje në zonë. Moment shumë i dyshimtë, më pamjet, që nuk na ndihmojnë të dalim në përfundim ekzakt. Në pamje të parë duket se ka shkelje. Kreshnik Barjamaj në VAR nuk ndërhyri, duke lënë në fuqi vendimin e Xhajës në fushë për të vijuar lojën. (VIDEO)

PANORAMASPORT.AL