Postuar: Tetor 20, 2025 | 17:45
MOVIOLA/ Disfata përballë Vorës, Elbasani pretendon për një penallti (VIDEO)
Ndeshja Elbasani-Vora në përgjithësi ka qenë një ndeshje e menaxhuar mirë, pa shumë momente të dyshimta. Gjithsesi, një rast mbetet i dyshimtë për një penallti në favor të Elbasanit.

Minuta e 51-të: Protesta të verdhebluve për një prekje topi me dorë të Zunës pas një goditje në zonën e Vorës. Gjyqtari bën shenjë që nuk ka asgjë dhe vazhdon lojën.
Prekja nuk mungon me krah, por gjithsesi është vlerësuar si natyrale, në një kohë që as sistemi VAR nuk ndërhyn. Bëhet fjalë për një moment shumë të dyshimtë.
SHIH VIDEON
PANORAMASPORT.AL













