Moviola/ Bylisi “digjet” nga VAR-i, Elbasani përfiton mes tensioneve (VIDEO)
Ndeshja mes Elbasanit dhe Bylisit u karakterizua nga disa momente të diskutueshme arbitrimi, ku sistemi VAR luajti një rol vendimtar në disa raste, ndërsa në të tjera mungesa e ndërhyrjes ngriti pikëpyetje.
Gjatë lojës pati vendime të ndryshuara pas rishikimit, penallti të akorduara, si dhe momente të dyshimta që ndezën debat mes lojtarëve dhe stafit teknik. Më poshtë janë rastet kryesore që sollën tension dhe ndikuan në rrjedhën e takimit.
MINUTAT 20-25: Karton i kuq për Brunon te Bylisi. Maletaj ndryshoi vendimin në fushë, pasi e pa rastin me VAR. Tsage ishte rrëzuar në duelin me Brunon dhe fillimisht u la vazhdimi i lojës. Më pas VAR ndërhyri. (VIDEO) + (VIDEO)
MINUTA E 30-TË: Top i gjatë për Peraltën, i cili i ikën mbrojtësit Musta. Në fund rrëzohet në zonën e Elbasanit, por sipas Maletajt është gjithçka e rregullt. Moment i dyshimtë, ndërsa nuk ka ndërhyrje nga sistemi VAR. (VIDEO)
MINUTA E 34-T: Përndreca ndërhyn ndaj Dialos që fiton duelin e shpejtësisë dhe rrëzohet në tokë. Kryesori akordon penallti dhe nga pamjet filmike duket vendim i drejtë. Lojtari i Bylisin ndëshkohet edhe me karton të verdhë. (VIDEO) + (VIDEO)
MINUTA E 46-TË: Te Bylisi kërkojnë penallti sapo nis pjesa e dytë. Maletaj e quan gjithçka të rregullt një prekje të topit me dorë të Arsen Kasës në zonë. Ndërkohë, nuk ndërhyn VAR. (VIDEO)
MINUTAT 80-85-TË: VAR bëhet sërish protagonist. Maletaj thërritet për të riparë rastin, pasi kishte akorduar faull në favor të Ibrahim Abas. Ky i fundit ndëshkohet me karton të kuq për ndërhyrjen që erdhi më pas ndaj Markut. Faulli në favor të Elbasanit mbetet. (VIDEO)
MINUTA E 88-TË: Rast i rrezikshëm për Bylisin, ndërsa në fund tundet rrjeta. Anësori kishte ngritur flamurin fillimisht për topin që kishte kaluar vijën fundore. Moment i dyshimtë, pasi mund të kishim edhe një lënie të aksionit dhe në fund të jepej vendimi final. (VIDEO) + (VIDEO)
PANORAMASPORT.AL













