“Moriero na kaloi mentalitetin fitues”, Melo pas dy golave të tij: Ka luajtur në nivel të lartë
Melo spikati me dy golat e tij kundër Teutës, ndërsa Laçi fitoi 3-0 përballë Laçit.

Lojtari i kurbinasve ishte i lumtur, ndërsa tregoi për ndikimin e trajnerit Moriero.
“Jam shumë i lumtur për dy golat dhe fitoren. Më e rëndësishme për ne është fitorja, falenderoj ekipin që më kanë ndihmuar gjithmonë.
Me ardhjen e misterit kam folur shumë me të, e dinim që trajneri ynë ka luajtur në nivel shumë të lartë. E kam dëgjuar gjithmonë atë me këshillat, ka ndryshuar pak dhe mentaliteti im për futbollin. Nuk kam ndryshuar vetëm unë, por i gjithë ekipi.
Ka ndryshuar mentaliteti. Ky është mentaliteti fitues që na ka kaluar trajneri.
Janë kohë të ndryshme, por tani jam 31 vjeç dhe mendoj se jam në formën time më të mirë“, u shpreh Melo për RTSH.
Kleandro Lleshi, i cili luajti rolin e përkthyesit, foli po ashtu.
“Punojmë shumë për pjesën fizike dhe taktike. Vazhdojmë me planet e misterit, fokusohemi te taktika dhe pjesa fizike. Nëse nuk je mirë, e pamundur të përballosh 90 minuta.
Gjatë gjithë kësaj kohe kam luajtur në qendrën e mbrojtjes, nëse ka nevojë ekipi jam i gatshëm”, u shpreh Kleandro Lleshi.
PANORAMASPORT.AL













