Postuar: Nëntor 18, 2025 | 22:16
Momenti i veçantë, gjyqtares Emanuel Rusta i besohet ndeshja e Champions
Tjetër ndeshje për gjyqtaren Emanuela Rusta. Këtë radhë në Tuente-Atletiko Madrid e cila është e vlefshme për “Uefa Women’s Champions League”.

UEFA i ka besuar një tjetër përballje interesante arbitres nga Elbasani, Emanuela Rusta, e cila këtë herë do të ketë mundësinë të arbitrojë në kompeticionin madhështor të Ligës së Kampioneve për femra.
Ndihmës të Rustës do të jenë po arbitre femra Mirjeta Salla po nga Elbasani dhe Ediena Kapxhiu nga Durrësi, ndërsa gjyqtare e katërt është caktuar Kejsi Tafili nga Tirana.
Në sistemin Var do të monitorojë Kreshnik Barjamaj, teksa në Avar do të jetë Albert Doda. Të dy nga Tirana.
FATOS LAMAJ-PANORAMASPORT.AL













