Moment i veçantë te Vllaznia, një 15-vjeçar përfshihet në skuadër para sfidës me Partizanin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 15, 2025 | 12:15

Moment i veçantë te Vllaznia, një 15-vjeçar përfshihet në skuadër para sfidës me Partizanin

Rei Shpuza është emri i portierit që së fundmi është stërvitur me ekipin e parë të Vllaznisë. Moment i veçantë për 15-vjeçarin, që bën pjesë tek ekipi U-16 i kuqebluve.

Screenshot 2025-11-15 121023

“Portieri ynë i talentuar i ekipit U16 Rei Shpuza ka zhvilluar seancën e tij të parë stërvitore me ekipin e parë të Vllaznisë. Falënderojmë trajnerët e ekipit të parë për bashkëpunimin dhe besimin e dhënë, duke i ofruar Reit një eksperiencë të vlefshme që ndihmon në rritjen dhe zhvillimin e tij profesional”, shkruhet në faqen e akademisë së kuqebluve.

Përpara është ndeshja me Partizanin. Ky takim është rezervuar për të dielën e 23 nëntorit, prej orës 16:30 në stadiumin “Arena e Demave”

PANORAMASPORT.AL