Mijëra euro për Partizanin, shuma që të kuqtë morën nga shitja e futbollistit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 24, 2026 | 18:26

Mijëra euro për Partizanin, shuma që të kuqtë morën nga shitja e futbollistit

Tedi Cara u transferua nga Oleksandrija te LNZ Çerkazi në Ukrainë. “Panorama Sport” konfirmon se Partizani ka përfituar 10% nga shuma e transferimit.

Screenshot 2026-06-24 182244

“Transfermarkt” raporton se për Carën janë paguar 400 mijë euro. Rrjedhimisht Partizani merr 40 mijë euro.

Oleksandrija ra nga kategoria, ndërsa vetë dëshira e Carës ishte që të largohej te një ekip më konkurrues. Çerkazi do të luajë në kualifikueset e Ligës së Konferencës.

Çerkazi e mbylli si nënkampion në sezonin e fundit. Ajdi Dajko dhe Muharrem Jashari janë dy lojtarë të tjerë shqiptarë që bëjnë pjesë tek i njëjti ekip.

LEXO EDHE:

ZYRTARE/ Përfiton Partizani! Tedi Cara ndryshon ekip, firmos me nënkampionët për Europën

PANORAMASPORT.AL