Mesfushori i Vorës, Kasalla: Rikthehemi te fitorja, i mundim kampionët

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 5, 2025 | 9:44

Mesfushori i Vorës, Kasalla: Rikthehemi te fitorja, i mundim kampionët

Vora po bëhet gati për sfidën e madhe, atë kundër kampionëve të Shqipërisë, Egnatias, ditën e sotme në ora 14:00 në stadiumin “Laçi”. Trajneri Bellai me seancën e sotme do t’i jap fund përgatitjeve për këtë ndeshje të madhe.vora

GJENDJA AKTUALE E SKUADRËS – Vora edhe në këtë ndeshje do të jetë me mungesa. Dyshja tashmë e munguar që nga java e parë, Ruzgis e Hasaj mbetet sërish jashtë fushës. Në gjendje jo optimale janë dhe Tabaku e Barjamaj, si dhe Luis Felipe ka paraqitur shqetësime, që në ndeshjen me Vllazninë. Megjithatë ata priten të luajnë, kundër Egnatias, ndoshta jo si titullarë. Megjithatë trajneri Bellai po hedh sytë edhe nga tre brazilianët e tjerë, ndërkohë që Idris Nuraden, ka kaluar në formë huazimi tek Kastrioti.

PRONONCIMI – Lidhur me takimin e radhës, Irgi Kasalla një nga lojtarët surprizë që po tregohet mjaft aktiv në këto javët e para të kampionatit.

“Mendoj se jemi shumë të qetë para kësaj ndeshje, pavarësisht asaj humbje në Shkodër, të cilën e kemi harruar që në analizën e asaj ndeshje. Të gjithë përqendruar te ky takim. Ne po mundohemi të zhvillojmë ndeshje të mira, por kemi marrë edhe pikë. Në Shkodër mund të ndryshonim ecurinë e ndeshjes, nëse do të realizonim të parët, mundet të mos dilnim pa pikë. E rëndësishme është që ne po luajmë futboll më mirë sesa shumë ekipe me emër. Jemi një skuadër ku vrapojmë, luftojmë dhe kemi zhvilluar ndeshje shumë të mira edhe pse rezultatet nuk po na kënaqin, atë që ne po dëshirojmë. Perfomanca jonë në çdo ndeshje jo vetëm që ka qenë mjaftueshëm, por kemi dhënë shumë e më shumë.

Mendoj se në ndeshjen kundër Egnatias, do të jemi në një nivel më të lartë, për të kërkuar më shumë. E presim Egnatian me synimin për t’i mundur kampionët. Ne jemi të aftë të tregojmë se ç’mund të bëjmë. Besojmë shumë në aftësitë tona dhe me shumë bindje ne do ja dalim me tre pikë. Jemi të vetëdijshëm për atë që na pret në Laç. Realizojmë fitoren e tretë në këtë stadium. Respektojmë Egnatian si kampionë, por nëse duam diçka më shumë ne duhet ta fitojmë këtë takim”, ka përfunduar prononcimin e tij për “Panorama Sport”, Irgi Kasalla.

A. DUSHKU-PANORAMASPORT.AL