Merkatoja e janarit, Dortmund kërkon “ajër të ri” dhe përforcime në sulm
Menaxhmenti i Dortmundit po punon për ristrukturimin dhe optimizimin e skuadrës për gjysmën e dytë të sezonit.

Një lojtar i Sitit, i cili është në shënjestrën e verdhezinjve, mund të ndihmoj në këtë drejtim. Dortmund po shqyrton nëse një transferim i 22-vjeçarit sulmues është i realizueshëm. Raportohet se po konsiderohet një marrëveshje huazimi me opsion blerjeje. Vetë Bob thuhet se është “duke u interesuar për të lëvizur.”
Norvegjezi pritej të ringjallte ndonjëherë lojën sulmuese të ngadaltë dhe statike të Dortmundit. Megjithatë, ai rrallë ka pasur mundësinë të tregoj aftësitë e tij nën drejtimin e Pep Guardiolës. Ndërsa ka marrë pjesë në 15 ndeshje këtë sezon, ka luajtur 90 minuta të plota vetëm katër herë, dy herë në Kupën e Ligës, ku ishte pjesë e ekipit rezervë.
PANORAMASPORT.AL













