Me sytë nga Disiplina, “nëndetësja” i trembet dënimit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 19, 2025 | 22:27

Me sytë nga Disiplina, “nëndetësja” i trembet dënimit

Dinamo pësoi një humbje në Shkodër pak ditë më parë, duke u mundur me rezultatin 1-0 nga Vllaznia. Sfida e javës së shkuar, u shoqërua me polemika dhe shumë tension, ndërkohë që nuk munguan as kartonët e kuq për stafet teknike.

Dinamo festa

Kështu, Glen Daja u ndëshkua për gjeste antisportive dhe u largua pak minuta para fundit së bashku me Sinanin teksa pritet që për këtë të kuq, të ketë edhe vendime nga Komisioni i Disiplinës. Zakonisht, i kuqi direkt nga stafi për gjeste antisportive, është ndëshkuar me 4 ndeshje, megjithatë pritet që të ketë vendimet ditët në vazhdim, por e sigurt është që Daja do të jetë pa krahun e djathtë në ndeshjen e radhës ndaj Elbasanit.

PANORAMASPORT.AL