Mbrojtësi shkodran largohet nga Vllaznia, mesazhi prekës: Jemi tradhtuar bashkë, por pafsh afër vetes ato që…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 15, 2019 | 22:24

Mbrojtësi shkodran largohet nga Vllaznia, mesazhi prekës: Jemi tradhtuar bashkë, por pafsh afër vetes ato që…

Mbrojtësi shkodran, Antonio Marku, i ka dhënë lamtumirën Vllaznisë, ku aktivizohej aty që prej vitit 2014.

antonio marku

27-vjeçari, nëpërmjet një postimi emocionues në rrjetet sociale, njofton se do largohet nga klubi i zemrës, të cilin nuk e ka tradhtuar kurrë, ndërsa i uron që pranë të ketë vetëm njerës që e duan, dhe jo për të përfituar nga ajo.

POSTIMI I MARKUT

Dashnin per ekipin e qytetit tem nuk e kam tregu me fjale..por me vepra dhe ne tvertete. E per kyt ndihem taman i lumtun dhe nji krenar i perulun.
Kto vite jane nzemren teme. Jena gzu bashke jena hidheru bashke jena tradhetu bashke kena kja prej merzis bashke e kena kja prej gzimit bashke.
Faleminders per tan kto vite Vllazni..tjesh e sigurt qe jam nder ata qe stkam tradhetu kurre..as ne mendime.
Kto perjetime e sfida mkan rrit e forcu karakterin e mkan afru ma shum me Zotin.
Faleminders prej gjithkujt per ndihmen respektin e vleresimin. Jeni pjese e jetes teme.
Tshkoft mar Vllazni..pacsh afer vedit njerez qe tdojne per at ca Ti je..e jo per at ca munden me marr prej tejet

1ea6619d-5067-4993-80c7-7822de4e4307