Mbrojtësi Repaj: Vora e meriton qëndrimin, frikë nuk kemi asnjë ekip

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 24, 2026 | 18:46

Mbrojtësi Repaj: Vora e meriton qëndrimin, frikë nuk kemi asnjë ekip

Vora po vijon inten sivisht përgatitjet për ndeshjen e radhës kundër Egnatias, të cilën do ta luajë këtë të diel në stadiumin “Arena Egnatia” kundër kampionëve të Shqipërisë. E ndërsa lojtarët po vijojnë përgatitjet, drejtuesit e klubit, por bëjnë planet për mbijetesën e cila, tashmë ndodhet në pikën kritike të kampionatit, pasi jo çdo gjë varet nga vetë ekipi Vorës.

repaj

E që Vora të shpëtojë sipas tyre, duhet që në 4 ndeshjet e mbetura skuadra të mund të marrë 9 pikë, që është mënyra e vetme për të shpëtuar edhe nga ndonjë aleancë e ekipeve rivale. Kuota e 41 pikëve janë të mjaftueshme, që Vora të mbijetojë pa kaluar as në zonën “play out”. Prandaj edhe synimet e kësaj skuadre debutuese janë, që në 4 ndeshjet e mbetura të mund të marrin maksimumin e pikëve, në mënyrë që skuadra të shpëtojë pa kaluar në “provimet e vjeshtës”. Pra qëllimi mbetet vendi i 7-të në renditje

QENDËRMBROJTËSI – Një nga futbollistët më të mirë të skuadrës Vorake që ka shkëlqyer gjatë këtij sezoni të parë të këtij klubi në elitë, është edhe shkodrani i ardhur nga merkato e verës dhe që luan në rolin e qendërmbrojtësit të skuadrës. Serjan Repaj, 25 vjeçari që erdhi nga Vllaznia, ka qenë ndër lojtarët më të aktivizuar te Vora, duke mos luajtur vetëm në dy ndeshje gjatë këtij kampionati. Në prononcimin e tij, lidhur me shanset që ka Vora për mbijetesën jep opinionin e tij. “Vora ka treguar, që është një skuadër, që e meriton qëndrimin në mes më të mirave, me cilësi në fushën e lojës. Kemi bërë një sezon të mirë dhe kemi treguar vlerat e një debutueseje që e meriton qëndrimin në superiore. Në të gjitha përballjet e mëparshme skuadra e Vorës ka treguar me dinjitet të plotë se mbetet një skuadër e konkurruese në këtë kategori”, vijoi shkodrani Repaj. Cilën prej 4 ndeshjeve vlerëson si më të vështirën ai përgjigjet me diplomaci.

“Janë 4 përballje që nuk ka vlerësime se cila është më e lehtë dhe cila më e vështirë. Mund të them, se ne do të luftojmë me kë ekip që do na dalë përpara, pasi nuk kemi frikë nga askush. Këtë ne e kemi treguar veten edhe në fazat e tjera gjatë përballjeve me këto ekipe. Por mendoj se me ndihmën e Zotit, Vora do të ja dalë me sukses për të qëndruar në Superiore, pa shkuar as në ‘play out’”, ka përfunduar prononcimin e tij qendërmbrojtësi i vorakëve, Serjan Repaj që ka regjistruar 2645 minuta aktivizimi në kampionat.

ABDULLA DUSHKU-PANORAMASPORT.AL