Mbrojtësi i Vorës, Repaj: E nisa sezonin me autogol ndaj Partizanit, tani dua të bëj të kundërtën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 31, 2025 | 22:24

Mbrojtësi i Vorës, Repaj: E nisa sezonin me autogol ndaj Partizanit, tani dua të bëj të kundërtën

Vora u ka dhënë fund stërvitjeve për vitin 2025. Seanca e djeshme stërvitore, ka rezultuar e fundit për këtë vit nga blutë kryeqytetas, e cila zgjati vetëm 60 minuta, duke përfunduar me një drekë dhe me urimet për vitin e ri.repajTashmë lojtarët kanë marrë pushimet e për t’u rikthyer sërish pranë fushave të futbollit, më të fortë e më të fuqishëm në fazën përgatitore për gjysmën e dytë të kampionatit, pas datës 4 janar. Ku urimi drejtuesve të klubit për vitin e ri, ishte që skuadra të mos kishte të tilla probleme gjatë vitit të ri, ku më të shumta ishin ato në drejtimin e dëmtimeve për të pasur sa më pak të tilla si dhe më shumë fat e mbarësi në pjesën e dytë të kampionatit.

Prononcimin për fund vitin 2025 te Vora e dha një nga qendërmbrojtësit më të mirë, shkodrani 25-vjeçar, Serjan Repaj, që ka shkëlqyer këtë sezon pranë kësaj skuadre, duke u bërë një lider në këtë skuadër për 17 ndeshje me një minutazh 1475 minutash.

“Vora ka një skuadër me një organikë dhe lojtarë mjaft cilësorë, të përvojës së këtij niveli, të cilët kanë zgjidhur situata në çdo moment, duke u kushtuar vëmendje pa asnjë nënvlerësim apo mbivlerësim çdo kundërshtari të radhës. Ne gjithmonë kur kemi hyrë në fushën e lojës, kemi hyrë me të vetmen alternativë, për ta fituar ndeshjen pavarësisht se në çfarë niveli ka qenë kundërshtari ynë i radhës. Me këtë motiv dhe objektiv duam ta nisim edhe vitin e ri 2026, ku kemi dy përballjet me skuadrat kryeqytetase nga më të mira e Shqipërisë përsa i përket historisë dhe emrit të tyre. Ne kemi ditur se të luajmë kundër tyre ku kemi regjistruar rezultate pozitive”, tha ai.

Duke ju përgjigjur pyetjes se e nisët kampionatin në mënyrën më të keqe, duke i humbur skuadrës së Vorës tre pikë falë një autogoli tuajin, ai do të sqaronte.

“Është e vërtetë dhe as kurrë nuk e kisha menduar se do ta nisja në këtë mënyrë të tillë kaq të ligë. Gjithsesi uroj, që ky vit të jetë i mbarë si për mua dhe për klubin ku unë po kontribuoj, që atë nisje ta përmbys me një nisje të re, duke i shënuar gol Partizanit e kjo të më shërbejë si një “hakmarrje” për atë fillim”, ka përfunduar prononcimin e tij shkodrani që erdhi këtë sezon te Vora, duke lënë Vllazninë, Serjan Repaj.

ABDULLA DUSHKU-PANORAMASPORT.AL