Mbijetesë dhe “play off”, Luftëtari e Besa për fitore në Gjirokastër

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 5, 2026 | 11:02

Mbijetesë dhe “play off”, Luftëtari e Besa për fitore në Gjirokastër

Sot në stadiumin “Gjirokastra”, duke nisur nga ora 15:00, do të luhet përballja mes Luftëtarit dhe Besës, një ndeshje me rëndësi të veçantë për të dy skuadrat që ndjekin objektiva të ndryshëm.fdghjBesa, mes ulje ngritjeve nga java në javë, synon të sigurojë pikët e nevojshme për t’u futur në gjashtëshen e parë, zonë që të çon në “play off”. Në anën tjetër, Luftëtari po kalon një moment të vështirë, duke u renditur në vendin e fundit dhe kërkon me çdo kusht fitoren, duke shpresuar njëkohësisht edhe në ndalesat e rivalëve. Skuadra mike do të jetë e plotë në këtë takim, ndërsa

Luftëtari do të vuajë mungesat e mbrojtësit Çulli dhe mesfushorit Ramadani. Dy trajnerët, Magani dhe Devolli, pritet të kërkojnë maksimumin nga kjo sfidë, që mund të rezultojë vendimtare për objektivat e sezonit.

Sa i përket përballjeve të mëparshme, në fazën e parë Besa ka fituar 1-2 ndaj Luftëtarit, ndërsa në fazën e dytë ndeshja e zhvilluar në Luz ka përfunduar në barazim 1-1. Takimi i fazës së parë u luajt në javën e 10-të, ndërsa ai i fazës së dytë në javën e 21-të.

F.LAMAJ-PANORAMASPORT.AL